Këngëtari i njohur Alban Sejdiu, është në mesin e këngëtarëve më të kërkuar në Kosovë dhe jo vetëm.
Në një intervistë për ‘GazetaBlic Showbiz’, ai ka shpalosur detaje për projektet e tij të ardhshme si dhe ka zbulur disa detaje tjera.
Sejdiu ka bërë të ditur se është duke punuar në dy projekte muzikore ku në fillim të muajit shkurt do të fillojë të punoj në videoklipin e projektit më të ri në bashkëpunim me një këngëtare të huaj, në gjuhën anglezo-arabe. Po ashtu ka treguar se do të ketë projekte edhe me ekipën e tij Baboo Darabuka.
“Një do të jetë bashkëpunim, ndërsa tjetri do të jetë vetëm projekt i yni dmth me ekipen Baboo Darabuka dhe tjetri do të jetë me një këngetare të huaj, ku kënga do jetë arabisht – anglisht, zhanri oriental, ritmike”, tha Sejdiu.
Tutje, Sejdiu për ‘GazetaBlic Showbiz’, ka treguar për planet sa i përket dasmave se rezervimet kanë filluar edhe për vitin 2023.
“Sezona e dasmave 2022 ka rezervime dhe kërkesa të shumta poashtu ka edhe për vitin 2023”, thotë ai sa i perket planeve për këtë vit.
Ai është ndër vite në mesin e këngëtarëve më të kërkuar në këtë drejtim, duke qenë shumë herët i rezeveruar me datat e caktuara për dasma dhe ahengje./GazetaBlic/
Më poshtë gjeni linkun e këngëve të publikuara të Alban Sejdiut: