Lajme

Alban Rraci: Prioritet i LDK-së është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i mundësive për punësim të rinisë!

01/31/2025 11:19
nga:N K

Alban Rraci, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 38, ka theksuar se një nga prioritetet kryesore të programit politik të partisë është largimi i sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës, për të mundësuar që fondet e pezulluara të përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit.

38-shi i LDK-së, në një intervistë dhënë për GazetaBlic tha se këto fonde do të kontribuonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës.

“Mendoj që e para duhet të kthehet faktoriteti politik në Kosovë, sanksionet që tashmë Kosova i ka, duhet të punohet në drejtim fuqishëm që të lirohet nga këto sanksione në mënyrë që gjithë ato fonde që janë pezulluar për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës, t’i ipet mundësia që hyjnë në funksion që përmes tyre ndodh zhvillimi ekonomik, që qytetarët e Kosovës e presin dhe është e nevojshme në rrethanat në të cilat gjindet Kosova”, tha Rraci.

Ai tha se LDK ka një program mjaft ambicioz, shumë mirë të detajuar që sipas tij do të bëjë transformimin e Kosovës.

“Pritoritet tjetër është se përmes programit politik që LDK e ka emëruar Rruga e Re, të ipet mundësi që të rinjë dhe të rejat të mundësohet që të gjejnë vende të reja të punës. LDK ka një program mjaft ambicioz, shumë mirë të detajuar që mendoj se do të bëjë transformimin e Kosovës”, potencoi ai.

E, Rraci nëse siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës, premton se do të jetë zë i arsyeshëm, do ti mbrojë interesat e qytetarëve.

“E para do të bëjë përpjekje të jem zë i arsyeshëm, ti mbrojë intersat e shtetit të Kosovës përmes përfaqësimit, normalisht edhe të programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , si pjesë e parlamentit të Kosovës”, premtoi ai.

Por, në lidhje me fushën e ekonomisë, Rraci tha se LDK-ja ka një program të qartë për zhvillimin ekonomik, dhe ai thekson se do të jetë mbrojtjes i të drejtave të biznesëve, që përmes zhvillimit të tyre do të krijonte mundësia e hapjes së vendeve të punës.

“Fokusi kryesor dhe programi politik është zhvillimi ekonomik, mendoj që LDK ka një program vërtetë që ofron mundësi të mëdha që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomisht. Tash pa hy në detale, në prezantimin e programit politik, unë si i rinjë mendoj se do të jem një zë shumë i fuqishëm edhe i mbrojtjes së të drejtave së biznesëve, në kuptimin e mbështetjes së tyre përmes politikave fiskale që do të lehtësonin edhe zhvillimin e tyre si kompani, njëkohësisht përmes zhvillimit të tyre do të krijonte mundësia e hapjes së vendeve të punës”, përfundoi Rraci.