Lajme

Alban Rraci: Përgatitjet për fushatën e fundit, fitorja është e paevitueshme!

02/04/2025 21:58
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 38, Alban Rraci, së bashku me Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Kryetarët e Degëve, përmbyllën organizimin për fazën e fundit të fushatës, raporton GazetaBlic.

Ata njoftuan se ngjarja e madhe do të mbahet këtë të shtunë, më 8 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rraci theksoi rëndësinë e këtij momenti si një mundësi për bashkim dhe vendosmëri, duke e quajtur këtë ngjarje si hapin final drejt fitores së madhe. Për të, asgjë më pak se fitore nuk është opsion!

E plotë:

Sot, së bashku me Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Kryetarët e Degëve, finalizuam organizimin për fazën e fundit të fushatës.
Të shtunën, më 8 shkurt, në ora 18:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë!
Ky është momenti i bashkimit, vendosmërisë dhe fitores së madhe!
Asgjë më pak se fitore!