Kandidati për deputet nga LDK, Alban Rraci ka marrë mbështetje në vendlindjen e tij- në Siqevë.
“Në Siqevë, vendlindjen time, si çdo herë, edhe sonte isha për të marrë energji, për të marrë krah e zemër për fitoren e 9 shkurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sonte në Siqevë, në mesin e bashkëfshatarëve të mi, nuk isha për të premtuar shumë.
Në Siqevë, vendlindjen time, si çdo herë, edhe sonte isha për të marrë energji, për të marrë krah e zemër për fitoren e 9 shkurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Siç e do tradita në Siqevë, ndejat nuk i bëjmë pa kushërinjtë e Dobërdolit. Andaj sonte me ne ishte edhe kushëriri ynë nga Dobërdoli, Tush Berisha, për të na përshëndetur në emër të PSHDK-së.
#LDK124 ✅
#LumirAbdixhiku1 ✅
#AlbanRraci 38 ✅
#ArbenLimanaj 65 ✅