Lajme

Alban Rraci kujton Ibrahim Rugovën në 19 vjetorin e vdekjes- Shteti ynë është trashëgimia e vizionit të tij!

01/21/2025 16:15
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Rraci, në 19 vjetorin e ndarjes nga jeta ka kujtorin Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Rraci tha se Rugova me vizionin e tij të qartë dhe udhëheqjen e tij të mençur, promovoi paqen, dialogun dhe vlerat euro-atlantike.

“Dr. Rugova mbetet simbol i unitetit dhe një frymëzim për të gjithë ata që punojnë për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Shteti ynë është trashëgimia e vizionit të tij.Nderim përjetë kujtimit dhe veprës së Presidentit Rugova” shkruan Rraci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në këtë 19-vjetor të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me vizionin e tij të qartë dhe udhëheqjen e tij të mençur, ai promovoi paqen, dialogun dhe vlerat euro-atlantike, duke udhëhequr popullin e Kosovës në momentet më të vështira.

Dr. Rugova mbetet simbol i unitetit dhe një frymëzim për të gjithë ata që punojnë për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Shteti ynë është trashëgimia e vizionit të tij.

Nderim përjetë kujtimit dhe veprës së Presidentit Rugova!