Lajme

Alban Hyseni nuk e përjashton koalicionin me PDK-në

11/16/2021 20:56
nga:Gazeta Blic

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nuk e ka përjshtuar koalicionit me PDK-në.

“Ne nuk e përjashtojmë koalicionin me PDK-në në Gjilan dhe me asnjë subjekt tjetër, përpos LDK-së, sepse na duhet një qeverisje stabile”, tha ai në një intervistë.

Ai gjatë intervistës ka thënë se ne do të bashkëpunojmë dhe bashkëbisedojmë me PDK-në për zbatimin e programit, si dhe për kuadrot më të mira për drejtoritë e caktuara.

Ai poashtu ka theksuar se “nesër do ta mbajmë mbledhjen brenda Vetëvendosjes në Gjilan dhe pas certifikimit do të fillojmë bisedimet për koalicione”.