Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin, Alban Hyseni, ka nisur ditën e parë të fushatës zyrtare duke shpërndarë trëndafila. Përmes tyre ai dërgoi 144 kërkesa tek vajzat dhe gratë gjilanase për ndryshim.
Ato e mirëpritën Hysenin me dhuratat e tij të hënën, ndërkohë që ai iu sugjeroi t’i publikojnë në rrjete sociale, njofton Klankosova.tv.
Përveç atyre, Hyseni, deklaroi se për dhuratë një të tillë do tia dhuronte edhe Lutfi Hazirit, që të hënën festoi ditëlindjen, por nëse nuk do ta pranonte, i dëshiron shëndet.