Alban Dragusha është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Ferizajit.
Barazimi pa gola ndaj Ramiz Sadikut, ishte fatal për të pas një starti jo të mirë në Ligën e Parë.
Dragusha, iu kishte bashkuar skuadrës në qershor të këtij viti, ku u pa si njeriu që do të luftonte për ta rikthyer skuadrën në Superligë.
Mbetet të shihet se kush do të jetë zëvëndësuesi i tij në këtë post.


