Sporti

Alban Beqiri prek çerekfinalen e Botërorit në Beograd, mposht boksierin nga Panamaja

10/31/2021 21:51
nga:Lorik J

Alban Beqiri po vijon me fitoret në Botërorin e boksit që po zhvillohet në Beograd. Boksieri i peshës deri 71 kilogramë eliminoi kundërshtarin e tretë, duke siguruar çerekfinalen e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

27-vjeçari mundi përfaqësuesin e Panamasë, Eduardo Bekford në duelin që u vendos me pikë me rezultatin 4 – 1.

Pengesa e radhës do të jetë jordanezi Zejad Ishaish.

Sfida mes tyre do të mbahet të martën.