Showtime

Alba i rrëfehet Lumbardhit për raportin me Azemin: S’kam gjë me të, e kam shok

10/29/2023 13:30
nga:G B

Ndërsa ishin në gjumë, mbanin dorën njëri-tjetrit.

Azemi e Alba, prej ditësh kanë nisur një afrimitet.

E kjo, duket se banorit të Big Brother Vip Kosova, Lumbardhit, nuk i pëlqeu aspak.

Por, Alba nuk mbeti pa u sqaruar me Lumbardhin, duke i thënë se ishte në gjumë dhe se nuk kishte si ta dinte.

Ajo i thotë se nuk ka gjë me Azemin, ashtu siç nuk ka pëlqim për asnjërin aty.

Sipas saj, kapja e duarve natën, nuk kishte ndonjë mesazh në vete.

“Nuk kam gjë me Azemin, e kam shok shumë të afërt. Me pas një pëlqim për Azemin ta them direkt, le që nuk kam nevojë t’i jap llogari kërkujt sepse nuk kam se kam thënë se kam ndjenja për ty, as për Azemin as për askënd s’kam pëlqim, unë me Azemin kënaqem, qeshi, flas sepse nuk më bën të ndihem në siklet me gjana. Me ty kam pasur largim nga situatat që janë krijuar, ndërsa tash mund të afrohem siç jemi afruar dje, ke qenë shumë më mirë se në ditët e tjera, kështu që për cdo ditë krijojmë një shoqëri të mirë dhe afrohem. Për pjesën e Azemit kam qenë në gjumë, kam qenë fjet kur më ka kap gishtat. Nuk ka qenë mesazh”, tha ajo.