Lajme

Alarmuese rënia e nxënësve shqiptarë në Luginë, ky është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria

02/13/2024 15:49
nga:N K

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me anë të një postimi në platformën X shprehet se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58%.

“Më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria, me diskriminim aktiv”, shkroi Kamberi.