Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit po përballen me një numër në lartë të rasteve me Cocid-19 gjatë këtyre ditëve.
Përjashtim nga këto shtete bën Kosova e cila për momentin po paraqet një situatë të qëndrueshme epidemiologjike.
Por megjithëse situata me Covid-19 paraqitet stabile, IKSHPK-ja ditë më parë ka paralajmëruar për një përkeqësim të mundshëm të situatës.
Megjithëse rastet mbeten të ulta, sot në vendin tonë është detektuar varianti i ri ‘Delta Plus’, ku 12 raste kanë rezultuar pozitivë.
Infektologu Hamdi Ramadani, duke folur rreth kësaj situate dhe shfaqjes së variantit të ri, tha se edhe vendi ynë ndodhet në një situatë të lartë të rrezikut pasi nuk ka shumë të imunizuar.
Ramadani si faktor të rritjes së rasteve të mundshme, përmend mbajtjen e tubimeve elektorale, pa respektim të masave.
“Në vendin tonë sot është paraqit një mostër me një përqindje relativisht të madhe të infektuarve me variantin Delta Covid-19 një forrmë e re e Sars Covid-19 që në mjeksi po quhet si varianti Delta Plus. Kjo tregon se situata në vendin tonë me Coronavirusin, Delta Covid dhe Delta Plus është e pranishme, Coronavirusi po bën edhe lloje të ndryshme mutacionesh dhe mbetet të shohim në ditët e ardhshme se si do të shfaqet varianti Delta Plus, a do të jetë formë më e rëndë apo formë më e lehtë se Delta Covid-19. Shefi i OBSH-së për Evropë javën e kaluar ka paraqit të dhëna shqetësuese për Delta Covid-19 në Evropë dhe Ballkan. Sidomos situatë shqetësuese paraqitet në ato vende ku ka pak numër të qytetarëve të imunizuar në krahasim me vendet e tjera që janë më shumë të vaksinuar. Edhe Kosova është një situatë rrezikut në një situatë të pasigurtë pasiqë nuk e kemi ende atë që quhet imuniteti në masë ose në përqindje mbi 70% që të jemi më të sigurtë”
“Situata është për momentin e qëndrueshme por kjo është momentale, nuk na paraqet ndonjë siguri që vendi ynë në javët e ardhshme të mos na shfaqet një valë e katërt si në të gjithë vendet e tjera ku e kanë përqindjen e vaksinimit edhe më të lartë si psh Serbia dhe Shqipëria. Frikësohem se gjatë këtyre zgjedhjeve dhe manifestimeve që po mbahen, njerëzit nuk po i respektojnë shumë masat anti Covid. Pra mbetemi në një situatë të pasigurtë dhe që mund të ketë edhe tek ne një rritje të raste me infeksione” tha infektologu Ramadani për “Gazeta Blic”.
Kjo situatë po shihet me shqetësim edhe nga njohësi i rrethanave politike në vend, Shemsi Jashari.
Jashari thotë se ka një papërgjegjshmëri të madhe të klasës politike në vend sa i përket respektimit të masave në tubime.
Ai potencoi se këto tubime do të sjellin rritje të rasteve me Covid me pasoja të mëdha në shëndetin e njerëzve dhe në ekonominë e vendit.
“Fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka bërë që, masat për mbrojtje nga COVID 19 të mos repsektohen nga asnjë subjekt politik. Por, ajo që kemi parë tashmë me fillimin e garës për balotazh, tubimet veç sa po bëhën edhe më të mëdha dhe me grumbullim të madh të qyetetarëve. Liderët institucional dhe partiak në vend që të thërrasin për të respektuar masat ne i shohim duke bërë thirrje për grumbullim dhe kjo është shqetësuese, pasi trendi në rritje i rasteve në Evropë dhe Ballkan ka filluar dhe patjetër që, ne do ta pësojmë një rritje të rasteve që ka pasoja përveç në ekonominë e vendit ashtu edhe në shëndet e jetë njerzish.Kjo është një papërgjegjësi dhe tregon një logjikë unike te të gjith politikanëve që, kur është fjala për pushtet nuk e kursejnë askëndë dhe për asnjë çmim” tha Jashari për “Gazeta Blic”.
Sot në vendin tonë janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19 ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Në këtë interval kohor janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.
Në total numri i rasteve aktive është 444.
/Gazeta Blic/


