Lajme

Alarmi për bombë në Fushë-Kosovë, policia: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë!

11/12/2025 17:20
nga:Y I

Policia e Kosovës sot pranoi një alarm për bombë në shkollën ‘Daut Bogujevci’ në Bresje të Fushë Kosovës.

Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Kështu deklaruan nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic”.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme” tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë