Lajme

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë

03/26/2023 22:33
nga:G B

Policia e Kosovës është deklaruar sërish lidhur me rastin e alarmit për bombë në Aeroportin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, thotë për Gazeta Blic se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, deklaron Ahmeti për Gazeta Blic.

Ndryshe, Gazeta Blic ka raportuar fillimisht lidhur me rastin.

Policia konfirmon alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës, jep detaje

LAJMI I FUNDIT: Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës