Lajme

Alarmi për bombë në aeroport ishte i rrejshëm

06/16/2022 19:09
nga:Genita C

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë folur për kërcënimin me bombë që ka ardhur atje.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, në një postim në Facebook ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurtë.

Ndërsa tregon se alarmi ka qenë i rrjeshëm.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka shkruar ajo.