Lajme

Alarmante – Kosova rrezikon të mbes pa mjekë – Kaq profesionistë shëndetësorë e lëshuan vendin për gjashtë muaj

07/12/2022 17:26
nga:Q R

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 109 mjekë, kanë lënë punën në institucionet publike shëndetësore për të vazhduar ushtrimin e profesionit jashtë vendit, shkruan GazetaBlic.

Teje shqetësuese këtë gjendje po e vlerëson kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, i cili thotë se për të parandaluar këtë dukuri kërkohet krijimi i kushteve më të mira të punës.

Sipas tij, arsyetimi i të gjithë mjekëve që po e braktisin Kosovën janë kushtet e mjerueshme të punës, pagat dhe kushtet e specializimit

“Nga Janari deri në Korrik 109 persona janë larguar nga Kosova. Çdoherë kur vin të marrin dokumentet të cilat duhen në shtetet ku ata shkojnë, ne e bëjmë një mini sondazh me ta dhe arsyet që ata i dhënë janë, kushtet e mjerueshme të punës, pagat dhe kushtet e specializimit. Qeveria duhet të intervenoi në përmirësimin e kushteve”, deklaron ai për GazetaBlic.

Sejdiu shton, se Qeveria e Kosovës duhet të intervenoi në përmirësimin e kushteve.

Zëvendësministri i Shëndetësisë viziton Hanin e Elezit pas dyshimeve për helmimin e qytetarëve nga uji