Sporti

Alarmante gjendja tek Milani, një tjetër futbollist mungon në ndeshjen ndaj Chelsea

10/10/2022 12:46
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Milanit, Charles De Ketelaere, nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm në Milanello për shkak të një dëmtimi muskulor dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Chelseat.

21-vjeçari u inkaudrua në pjesën e dytë të ndeshjes së Serie A të së shtunës kundër Juventusit, por nuk do të jetë në dispozicion kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-futbollisti i klubit Burgge nuk u stërvit me skuadrën këtë mëngjes dhe nuk do të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen kundër bluve.

Kuqezinjtë do të jenë gjithashtu pa Davide Calabria, Simon Kjaer, Alexis Saelemaekers, Alessandro Florenzi, Zlatan Ibrahimovic dhe Mike Maignan kundër Bluve.

/GazetaBlic Sport/