Lajme

Alarmante: 37 fëmijë nën 9 vjeç të infektuar në 24 orët e fundit me COVID në Kosovë

01/16/2022 18:02
nga:Gazeta Blic

771 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në statistikat e publikuara nga kjo ministri bëhet e ditur se në mesin e të infektuarve janë edhe 37 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç, 105 persona të moshës 10-19 vjeç, ndërsa 124 të moshës 20-29 vjeç.

Nga MSH, po ashtu kanë bërë të ditur se Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve të reja me 364 raste, pastaj Mitrovica me 95 dhe Peja me 68.