Lajme

Alarmante: 10 punëtorë humbën jetën në vendin e punës për 3 muaj në Kosovë

04/28/2025 10:42
nga:G B

10 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, në 3 mujorin e parë të vitit 2025, raporton Gazeta Blic.

Kështu bëri të ditur në një intervistë për Gazeta Blic, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve te Sektorit Privat te Kosovës,, Jusuf Azemi.

Ai tha se në vitin 2024 kanë vdekur 12 punëtorë në vendin e punës, ndërsa që shifrat për këtë 3 mujor i quajti tejet shqetësuese.

“Jemi vendi i fundit për sigurinë dhe shëndetin në punë. I kemi statistikat, në Kosovë vdesin katërfish më shumë se në vendet tjera. Gjatë këtij tremujori në Kosovë kanë vdekur 10 persona, është më e rëndë se institucionet, kompanitë e agjensitë shtetërore nuk po merren me këtë dhe nuk po e shohin si rast shqetësues. Gjendja është shumë e rëndë. Kompanitë që duhet të merren me këtë s’po merren”, u shpreh ai.

Ai kritikoi institucionet për mos reagim për këtë dukuri shqetësuese dhe kritikoi Inspektoratin e Punës.

“Ne shqetësimin e kemi shprehur prej kohësh por institucionet nuk janë marrë e as nuk po merren me këtë problematikë. Thirrjeve tona për shtim të kujdesit nuk janë marrë parasysh as nga institucionet e as nga pronarët e mediave dhe ne “i kemi çuar duart” sidomos nga shteti sepse Inspektorati i Punës duhet ta zbatojë ligjin për sigurinë shëndetësore në punë dhe nuk po e bën. Ajo që është më e rëndë është që nganjëherë Inspektorati e zvogëlon edhe numrin e të vdekurve për interesa të tyre. Ne si sindikatë s’mund të bëjmë më shumë. Këta punëtorë detyrohen të rrezikojnë edhe jetën e tyre për shkak të kushteve të rënda ekonomike, andaj punojnë në atë mënyrë edhe pse e shohin rrezikun, por varfëria i shtynë”, u shpreh ai.

Azemi shtoi se është vit shumë i trishtë viti 2025, por që askush nuk po merret me këtë çështjeve të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës.

“Mosmbikëqyrja është arsyeja e parë që pronarët e kompanive ndihen komod dhe e dyta, në shumicën e rasteve kur punëtorët kanë humbur jetën, ata i përcjellin këto gjëra dhe e kanë parë që nuk kanë ndonjë dëm lidhur me këtë dhe të gjitha këto na sjellin te një përfundim që është shumë e vërtetë që jashtëzakonisht këtë vit, është një vit shumë i trishtë, shumë i keq por që askush nuk po merret me këtë gjë”, tha Jusuf Azemi./Gazeta Blic/
”, deklaroi Azemi./Gazeta Blic./