Lajme

“Alarm për situatën e shtuar” – Dugolli: Kurti nuk i bën deklarimet “shkel e shko”

11/20/2023 22:08
nga:G B

Në emisioni “Politiko” me musafirë në studio, sot është diskutuar për paralajmërimet të cilat ka bërë kryeministri Kurti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë për kryeministrin e vendit se ai nuk bën deklarata vetëm “shkel e shko”.

“Pra më lejoni që të diskutojë se krymenistri i vendit Albin Kurti asnjëherë nuk ka thënë deklarata shkel e shko por në përgjithësi këto deklarime bazohen ne informacione ai i merr ne baza ditore, dhe janë të bazuar në ato që i merr si informacione”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë për situatën në veri të vendit e cila ndodhi më 24 shtator ishte vetëm një alarm për situatën e shtuar.