Lajme

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë

11/12/2025 16:39
nga:Y I

Policia e Kosovës sot ka pranuar një alarm për bombë në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se po ndërmerren veprimet hetimore për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo për “Gazeta Blic”.