Lajme

Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në Rrugën B

02/01/2025 16:48
nga:Sh R

Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Prishtinë, pasi është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Rrugën B.

Njësitet e deminimit të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë siguruar nga Telegrafi, ndërsa pritet një raport zyrtar nga Policia e Kosovës për të sqaruar situatën dhe masat që po ndërmerren.

Mbetet të shihet nëse dyshimet do të konfirmohen apo nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë.