Sporti

Alarm në Londër, Chelsea rrezikon që të mos e përfundojë sezonin në Premier League

03/11/2022 10:14
nga:Mergim Rreci

Chelsea është në destablitet të brendshëm pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua nga Britania e Madhe për lidhjet e tij me Vladimir Putin, duke e vënë në dyshim të ardhmen e klubit.

Lajmi dramatik i së premtes do të thotë se oligarku miliarder me origjinë ruse nuk mund të vazhdojë më me shitjen e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Chelsea mund të kërkojë një vendim të veçantë, i cili do të merret në konsideratë nëse qeveria sheh një ndryshim të pronësisë në interesin më të mirë të klubit, me kusht që të mos përfitojë Abramovich.

Në këtë skenar, ka të ngjarë që qeveria do të merrte kontrollin e shitjes dhe të ardhurat do të ngriheshin ose do të shkonin në një fond bamirësie, ndoshta për viktimat e luftës në Ukrainë.

Kjo në fakt e lë Abramovich me dy opsione: të pranojë kushtet e qeverisë dhe të humbasë klubin për asgjë, ose ta lërë Chelsean të shuhet ngadalë.

Pronari rus do ta ketë shumë të vështirë që të pranojë shitjen e klubit pa përfituar asgjë, andaj opsioni i dytë do të thoshte krizë të madhe që do ta pengonte edhe përfundimin e sezonit tek kjo skuadër.

/GazetaBlic Sport/