Sporti

Alarm në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, situata me pandemi po eskalon

07/29/2021 13:26
nga:E K

Në Tokio situata me pandemi po del jashtë kontrollit.

12 agjentë të sigurisë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat nga Japonia kanë raportuar se 12 agjentë të sigurisë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse 38 të tjerë të cilët ishin në kontakt të afërt me këta agjentë janë izoluar.

Tokio po regjistron shifra të larta me koronavirus, kur në ditën e dytë rradhazi janë konfirmuar 3170 raste pozitive, prej të cilave shumë janë edhe me variantin e ri DELTA.

Autoritetet japoneze bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ‘Lojërave Olimpike‘ në mënyrë që këto gara të organizohen ashtu siç janë planifikuar.

/GazetaBlic Sport/