Një lajm aspak i mirë godet Kombëtaren e Argjentinës para ndeshjes kundër Kilit, për Kualifikueset.
Sergio Agüero u testua pozitiv për koronavirus në testin e antigjenit dhe nuk do të udhëtojë në Santiago del Estero, raporton TyC Sports, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi është pa simptoma dhe do të presë rezultatet e PCR për të konfirmuar praninë e virusit.
Aguero pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Argjentinës, që vlejnë për kualifikimet e Kupës së Botës 2022.
/GazetaBlic Sport


