Sporti

Alarm në kampin e Real Madridit, Isco dyshohet për koronavirus

12/20/2021 16:48
nga:E K

Skuadra e Real Madridit po preket nga një shpërthim COVID-19 pasi Asensio, Bale, Rodrugo dhe Marcelo rezultuan pozitivë, por situata mund të mos përfundojë me kaq.

Sipas AS, edhe pse Isco ka rezultuar negativ në testet PCR, lojtari ka simptoma të shumta të ngjashme me Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Real Madridi veproi shpejt dhe reprezentuesi spanjoll është në izolim derisa të ndalojë së shfaquri simptoma.

Lojtari ka kryer këtë sot një test të ri, dhe është në pritje të rezultateve.

/GazetaBlic Sport/