Lajme

Alarm në aeroportin “Charles de Gaulle”, policia vret një person

08/10/2022 10:45
nga:Astrit Gashi

Forcat e policisë vranë një person pranë aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris, i cili ishte i armatosur me thikë dhe po kërcënonte kalimtarët.

“Këtë mëngjes oficerët neutralizuan një individ të armatosur me thikë në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle”, shkruhet në njoftimin e Departamentit të Policisë së Parisit në llogarinë e tij në Twitter.

Një burim nga aeroporti tha se incidenti ndodhi në Terminalin 2F rreth orës 8:20 të mëngjesit kur një burrë i pastrehë filloi të kërcënonte agjentët e sigurisë.

Fillimisht burri u largua, por u kthye më pas dhe nxori një thikë, kur një nga oficerët e qëlloi me armë.

Forcat e sigurisë kanë qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmet terroriste të vitit 2015 ku humbën jetën 250 persona.