Lajme

Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

06/30/2026 09:54
nga:Y I

Alarmi për mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Pas kontrolleve të kryera nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës është konstatuar se nuk ka pasur mjet shpërthyes në zonë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm” deklaroi Pllana për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët