Sporti

Alan Shearer ”godet” Alvaro Moratan: Nuk e kuptoi se çfarë ka humbur

06/14/2021 22:05
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Spanjë – Suedi.

Rezultati pas 45′ minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja e kishte dominim e plotë gjatë pjesës së parë, dominim ky që brenda 20′ minutave të parë u karakterizua me posdeim të topit 90% me 10% sa kishte Suedia.

Alvaro Morata kishte rastin më të mirë për kombëtaren Iberike, por që dështoi i vetëm para portierit.

Me dështimin e tij nuk u pajtua asesi legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer. Ai tha se është e pakuptueshme se si topi nuk u dërgua në rrjetë.

“Nuk e kuptoi se si Morata nuk e dërgoi topin në rrjetë? Nuk kam ide se si mund të lëshohet ai ras”, tha Shearer para pak çastesh.

/GazetaBlic Sport/