Lajme

“Alamet ‘gardiane’ e institucioneve”/ Maliqi: Ra edhe Kushtetuesja – a mbetet edhe Vjosa në detyrë përjetë sepse s’ka kush e shkarkon?

08/06/2025 09:59
nga:G B

Publicisti Shkëlzen Maliqi, ka reaguar pas tërheqjes së kërkesës për seancën konstituive në Gjykatën Kushtetuese, nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë mënyrë ajo nuk e zgjidh por e trash ngërçin.

“Patetike: Alamet “Gardiane” e institucioneve e tërheq vetën për hunde jo me e zgjidh por me e trash ngërçin”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Maliqi ka thënë se ra përtokë edhe Gjykata Kushtetuese, duke pyetur se a do të mbetet Osmani në detyrë përjetë sepse s’ka kush e shkarkon?

“Rra përtoke edhe Gjykata Kushtetuese. Çka tash? A mbetet edhe Vjosa në detyrë përjetë sepse s’ka kush e shkarkon?” ka shkruar Maliqi./Gazeta Blic/