Në orët e fundit emri i Alain Giresse është më i përmenduri për të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës.
FFK pritet të vendosë për Alain Giresse gjatë ditës së nesërme, raporton ATV, përcjell GazetaBlic Sport.
69 vjeçari në të kaluarën ka qenë trajner i Malit, Senegalit, Tunizisë, Gabonit, Gjeorgjisë.
Por ai ka dy vite e gjysmë që nuk ka trajnuar asnjë skuadër…
Hera e fundit kur ai ushtroi detyrën e trajnerit ishte në vitin 2018, kur mori drejtimin e Tunizisë. Më 13 dhjetor 2018, Giresse u bë trajner i Tunizisë. Ai u largua nga ky post në gusht 2019.
Që nga gushti i vitit 2019, ai është i papunë.
/GazetaBlic Sport


