Në një derbi emocionues kundër Marseille, Endrick dha dy asiste, por Lyon humbi 3-2 ndaj vendasve.
Pavarësisht performancës së tij të fortë, ish-sulmuesi i Olympique Marseille dhe ish trajneri i Kosovës, Alain Giresse, beson se lojtari i ri i huazuar nga Real Madrid duhet të ketë një ndikim më të madh në ndeshjet kyçe.
Duke folur për L’Equipe, Giresse tha: “Ai paraqitet si një lojtar nga një dimension tjetër. Mbetem pak i pakënaqur. Në ndeshje si kjo, ai duhet të bëjë diferencën.”
Këtë sezon, Endrick është shfaqur në 11 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 3 asiste, duke vazhduar të bëjë përshtypje në Ligue 1 pavarësisht rezultateve të përziera të Lyon.
/GazetaBlic Sport


