Sporti

Alain Giresse: E rëndësishme është fitorja, jemi të hendikepuar për ndeshjen ndaj Greqisë

06/09/2022 23:06
nga:Mergim Rreci

Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Irlandës së Veriut.

“Dardanët” kanë triumfuar me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Vedat Muriqi shkëlqeu në këtë takim, duke realizuar dy gola. Fillimisht shënoi në minutën e 9-të, kurse golin e dytë e gjeti në minutën e 52-të.

Golin tjetër e shënoi Zymer Bytyqi, pas një asistimi perfekt nga Milot Rashica, i cili poashtu bëri një paraqitje shumë pozitive.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur pas ndeshjes.

“E rëndësishme është fitorja, por sigurisht gjatë ndeshjeve ka edhe situata të vështira siç patëm në fund të ndeshjes. Fillimisht nuk është një finale ndeshja ndaj Greqisë, jemi në një situatë të vështirë sepse kemi probleme me dëmtimet dhe me lojtarët që do të mungojnë për shkak të kartonave do të bëjmë më të mirën”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/