Sporti

Alaba:Është ëndërr të luash në Wembley ndaj Italisë

06/26/2021 13:32
nga:E K

David Alaba tha se do të jetë shumë mirë që Austria të përballet me Italinë në raundin e 16 të Euro, një lojë që do të zhvillohet në Londër, në stadiumin ëembley, para rreth 22,000 spektatorëve.

Fituesi do të përballet në çerekfinale me fituesin e përplasjes midis Portugalisë dhe Belgjikës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është një lojë e veçantë dhe ne duam të bëjmë mirë. Unë tashmë kam fituar në Wembley kështu që kam kujtime të mira për stadiumin. Më kujtohet atmosfera në një finale të Ligës së Kampionëve, por nesër do të jetë e veçantë për Austrinë, ne po presim me padurim”, tha fillimisht ai.

“Është një ëndërr e vërtetë të jesh në gjendje të luash kundër Italisë në raundin eliminimit direkt”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/