David Alaba iu nënshtrua testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar ndaj Chelseat, në një ndeshje të Champions League dhe mësoi se ka një problem muskulor në këmbën e djathtë.
Alaba, 30 vjeç, u zëvendësua në Stamford Bridge dhe do të mungojë për të paktën dy javë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai mund të rikthehet në finalen e Kupës së Mbretit, e planifikuar për më 6 maj, por trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshiron ta rrezikojë dhe e do të gatshëm mbrojtësin në gjysmëfinalen e Champions League, ku Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn me 9 maj.
/GazetaBlic Sport.


