Sporti

Alaba në mbrojtje të Ronaldos: Është turp të lexosh gjëra të tilla që thuhen për të

12/24/2022 08:34
nga:E K

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba ka komentuar në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo vazhdon të jetë kryetema e fundit në botën e futbollit.

E gjithë kjo ndodhë për shkak të intervistës së tij të fundit me Piers Morgan, ku ndër të tjerash akuzoi Man United për tradhti.

Kjo ka bërë që ai të jetë cak i kritikave, por edhe u gjykua në lidhje me formën e tij jo në nivel në Kampionatin Botëror.

Në krahë Ronaldos i kanë dalë shumë yje të futbollit, në mes tyre edhe Alaba.

“Cristiano? Për atë që ai ka bërë në 15 vitet e fundit, unë personalisht i jam shumë mirënjohës. Ai ka ndihmuar në formimin e brezit tonë. Është për të ardhur keq dhe turp që duhet të lexosh gjëra të tilla që thuhen për të”, u shpreh austriaku.

Kujtojmë që së fundmi emri i portugezit lidhet me një transferim në Al Nassr në Arabi Saudite.