Xavi Hernandez është afër të marrë drejtimin e Barcelonës.
Skuadra e Barcelonës, shkarkoi dje trajnerin e tyre, Ronald Koeman pas humbjes nga Rayo Vallecanos dhe rezultateve të dobëta në përgjithësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me trajnerin, tashmë e vetmja gjë që ka mbetur është që të bihet dakord për lirimin e tij nga kontrata me skuadrën nga Katari, Al Saad.
Për prishjen e kontratës së tij duhet paguar një milion euro.
Al Sadd dëshiron që Xavi të qëndrojë të paktën deri më 3 nëntor, kur ata luajnë kundër Al Duhail – kjo kërkesë nënkupton që Xavi nuk do të jetë në gjendje të jetë në krye për ndeshjen e Barçës kundër Dynamo Kyiv.
/GazetaBlic Sport/


