Sporti

Al Nassr shkarkon trajnerin, Pioli pritet të bëhet trajneri i ri i Cristiano Ronaldos!

09/17/2024 17:01
nga:Lorik J

Al Nassr njoftoi zyrtarisht se është shkarkuar trajneri Luis Castro.

“Të gjithë në Al Nassr dëshirojnë të falënderojnë Luisin dhe ekipin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 14 muajve të fundit dhe t’u urojnë atyre fat më të mirë në të ardhmen”, shkroi klubi saudit.

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet të zërë vendin e Castros brenda pak orësh. Mediat në Itali pretendojnë se të enjten ose të premten, Pioli do të bëhet zyrtarisht trajner i Cristiano Ronaldos dhe të tjerëve.

Verdheblutë kanë vetëm pesë pikë pas tre xhirove së para në kampionatin e Arabisë Saudite.

/GazetaBlic Sport