Sporti

Al Nassr reagon ndaj zërave të fundit në lidhje me kontratën e Cristiano Ronaldos

01/11/2023 08:27
nga:Mergim Rreci

Al Nassr ka reaguar në lidhje me informacionet e fundit në mediat ndërkombëtare.

Klubi ka sqaruar se kontrata e nënshkruar nga Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë lidhje me kandidaturën e Arabisë Saudite për organizimin e Kupës së Botës 2030, së bashku me Egjiptin dhe Greqinë, përcjell GazetaBlic Sport.

Thashethemet janë forcuar ditët e fundit, veçanërisht pasi agjencia AFP raportoi se portugez do të merrte 200 milionë euro për të qenë “fytyra” e kandidaturës.

“Al Nassr sqaron se, ndryshe nga sa është raportuar, kontrata e Cristiano Ronaldos me klubin nuk përfshin asnjë angazhim për kandidaturën për Kupën e Botës. Fokusi kryesor i lojtarit është te Al Nassr dhe puna së bashku me bashkëlojtarët për të ndihmuar klubin të ketë sukses”.