Sporti

Al Nassr kërkon një ‘goditje’ të dyfishtë në merkaton e verës nga Spanja

02/08/2023 10:24
nga:Mergim Rreci

Pasi siguroi shërbimet e Cristiano Ronaldos në merkaton e dimrit, Al Nassr vazhdon strategjinë e tij për të krijuar një ekip me lojtarë të njohur në futbollin ndërkombëtar.

Shtypi katalanas thekson se David Silva, 37 vjeç, do të jetë gjithashtu në planet për sezonin e ardhshëm, pasi ai përfundon kontratën me Real Sociedad dhe bëhet lojtar i lirë, megjithëse klubi spanjoll është i interesuar të mbajë mesfushorin dhe të vazhdojë përpjekjet për rinovimin, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç David Silvës, klubi ka shfaqur interesimin edhe për Sergio Busquets (Barcelona), 34 vjeç, gjithashtu në fund të kontratës së tij.

Do të ishte një ‘goditje’ e dyfishtë në merkaton e verës nga Spanja për AL Nassr, që tashmë duket se ka një plan të madh për të ardhmen.

/GazetaBlic Sport/