Sporti

Al Nasr udhëton për në Goa pa Cristiano Ronaldon

10/20/2025 15:00
nga:Lorik J

Jorge Jesus nuk e ftoi bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldon për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve në Indi.

Cristiano Ronaldo arriti golin e 949-të në karrierën e tij të shtunën, në fitoren 5-1 të Al Nassr ndaj Al Fateh.

Sulmuesi 40-vjeçar nuk u thirr nga Jorge Jesus për ndeshjen kundër Goas në Ligën e Kampionëve Aziatikë, këtë të mërkurë, dhe për këtë arsye nuk udhëtoi me ekipin për në Indi, duke mbetur në Riad për të pushuar dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës të ligës në shtëpi kundër Al Hazem, të shtunën.

Ronaldo ka pushuar për disa ndeshje në këtë garë këtë sezon, dhe fokusi është në Ligën e Arabisë Saudite, ku ata janë liderë të qartë me pesë fitore nga pesë ndeshje. Në këtë garë, ata gjithashtu kanë dy fitore nga dy të mundshme dhe po kërkojnë fitoren e tyre të tetë radhazi në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport