Sporti

Al-Khelaifi: “Verën e kaluar, Mbappe refuzoi 180 milionë – e di që ai nuk luan për para”

06/22/2022 08:36
nga:Lorik J

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, është intervistuar nga Marca – ku ka folur për disa nga temat më të nxehta të klubit të tij.

“Emrin e trajnerit do ta themi në momentin e duhur. Vetëm dua të sqaroj se Zidane më pëlqente tashmë si lojtar dhe më pëlqen edhe ai si trajner, as direkt e as indirekt”, tha fillimisht Khealifi.

Më pas ai flet edhe për Mbappen: “Verën e kaluar refuzova 180 milionë euro nga Real Madrid për të, sepse e dija se do të dëshironte të qëndronte në PSG. Ai nuk largohet për para. Ai ka zgjedhur të luajë për ekipin e qytetit dhe vendit të tij, për projektin sportiv. Vetëm mendon për këtë dhe për të fituar”, përfundoi ai.

Në fund ai shtoi se projekti i Superligës Evropine tashmë ka vdekur…

/GazetaBlic Sport