PSG do synojë përmbysjen e madhe në Champions, në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Dortmund. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi u ndal për mediat, duke thënë mendimin e tij para supersfidës.
“Supersticioz? Po, por jo me ekipin. Unë kam besim, por jo shumë. Lojtarët janë të përqendruar. Shumë besim nuk është i mirë. Është Champions League, është një gjysmëfinale. Është e pamundur të jesh shumë i sigurt. Nuk duhet të harrojmë se ata janë shumë të rinj. Nesër do të përfaqësojmë PSG-në, Parisin, por edhe Francën dhe të gjithë tifozët tanë në mbarë botën” – Tha ai.
Kujtojmë se Dortmund ka fituar 1-0 aktin e parë.