Sporti

Al Khelaifi: Mbappe është më i miri në botë, jam krenar për të dhe i uroj gjithë të mirat

05/30/2024 12:12
nga:Lorik J

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al Khelaifi ka folur për ndarjen me yllin e madh të parisienëve, Kylian Mbappe.

Ai i uroi suksese sulmuesit në klubin e tij të ri. Mbappe pritet ta vazhdojë karrierën te Real Madrid.

“I uroj atij gjithë të mirat. Ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për ne për shtatë vjet. Ai ishte 18 vjeç kur erdhi, tani është burrë. Ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha Al Khelaifi në një intervistë për CNN.

“Jam krenar për atë që ka bërë për klubin. Asnjëherë nuk e dini, ndoshta një ditë ai do të kthehet në Francë… Unë i kuptoj ambiciet e tij. Ai dëshiron të shkojë në një kampionat të ri për sfida të reja dhe ka të drejtë të bëjeni këtë”, shtoi ai.

“Një gazetar më pyeti se kush do të jetë ylli i PSG-së sezonin e ardhshëm dhe unë i thashë: “Ekipi, ekipi”. Kjo është strategjia jonë tani”, përfundoi Nasser Al Khelaifi, duke parë nga e ardhmja dhe sezoni 2024/25.

/GazetaBlic Sport