Sporti

Al-Khelaifi: Ekipi i bashkuar ia doli, fitimi i titullit të 12-të është i veçantë!

04/29/2024 12:50
nga:E K

Paris Saint-Germain është kampion i Francës për herë të 12-të në histori.

Pas barazimit 3-3 të së shtunës ndaj Le Havre, skuadra e Luis Enrique festoi titullin kampion falë humbjes në Monaco-s 3-2 në transfertën e Lyon-it të dielën.

Duke reaguar pas sigurimit nga ana matematikore të titullit kampion, Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi shprehu kënaqësinë e tij: “Të fitosh kampionatin është fantastike, por fitimi i Ligue 1 për herë të 12-të është edhe më i veçantë. Urime të gjithë lojtarëve, trajnerit tonë Luis Enrique dhe stafit të tij, si dhe gjithë anëtarëve të klubit. Që nga fillimi i sezonit, skuadra ka qenë shumë e bashkuar. Të mos harrojmë tifozët, të cilët ishin të jashtëzakonshëm dhe na qëndruan pranë në çdo situatë. Ne do ta shijojmë këtë moment si familje dhe gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë shumë, ndeshje pas ndeshjeje, deri në momentin e fundit të sezonit”.