Sporti

Al-Khelaifi: 11 tituj, jam krenar me këtë arritje të PSG-së

05/28/2023 15:14
nga:E K

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi komentoi sigurimin matematikisht të titullit kampion të Ligue 1.

Duke folur për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Strasbourg që i dha edhe titullin, Al-Khelaifi u shpreh se ishte krenar që fituan titullin e 11-të.

Natyrisht që është një moment historik për Paris Saint-Germain. Ky titull, i 11-ti francez shpërblen të gjithë punën e bërë për 12 vite tani. Arritëm kulmin e historisë së Ligue 1 dhe tejkalimi i një legjende si ajo e Saint-Etienne, diçka për të cilën jemi krenarë. Më vjen mirë t’i shpërblej të gjithë ata, menaxherët, lojtarët, stafin dhe tifozët, të cilët, veçanërisht që nga titulli i parë në 1986, kanë kontribuar për ta bërë këtë klub një pikë referimi”, tha kreu i PSG-së.