Lajme

Al Jazeera: Në mesin e 46 viktimave në Bullgari, 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë

11/23/2021 07:58
nga:M K

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Në një autobus që kishte udhëtarë nga Maqedonia e Veriut, kanë humbur jetën 46 qytetarë, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan Al Jazeera, në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë, kurse dy prej tyre binjakë.

Aksidenti me 45 të vdekur në Bullgari, raportohet se autobusi ishte me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

GazetaBlic do t’iu raportojë në kohë reale për çdo informacion të ri lidhur me këtë aksident dhe jo vetëm, teksa kujtojmë se sipas agjencisë shtetërore MIA, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë janë rrugës për në Bullgari.

/GazetaBlic/