Ka përfunduar finalja e Kupës së Mbretit e Arabisë Saudite mes Al Hilal dhe Al Nassr.
120 minuta nuk mjaftuan që të përcaktohet fituesi në këtë takim në të cilin rezultati i ndeshjes ishte 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Mitrovic në minutën e 7’të i dha epërsinë Al Hilal, kurse Al Nassr barazoi me anë të Yahya në minutën e 88’të të takimit.
Të dy skuadrat nuk arritën që takimin ta përfundojnë me numrin e plotë të lojtarëve, pasi te Al Nassr u përjashtua me të kuq portieri, Ospina, kurse te Al Hilal u përjashtuan Al Bulayhi dhe Koulibaly.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin skuadra e Al Hilal që në fund edhe fituan trofeun.
/GazetaBlic Sport.