Al Hilal dërgoi një delegacion në Paris për të siguruar nënshkrimin e Verrattit.
Informacioni bëhet i ditur nga L’Equipe , i cili bën me dije se drejtuesit sauditë, përveçse kanë planifikuar negociata me mesfushorin 30-vjeçar italian, për ta bindur të shkojë në Arabinë Saudite, kanë bisedime edhe me skuadrën për ta përfunduar marrëveshjen, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që Al Hilal tashmë ka nënshkruar me Koulibaly dhe Ruben Neves.
Verratti, me kontratë deri në qershor 2026, ka marrë pjesë në 38 ndeshje për skuadrën e Parisit në 2022/2023, duke dhënë një asistim.
/GazetaBlic Sport/


