Sporti

Al-Hilal dëshiron të blejë Kalidou Koulibaly

06/16/2023 20:34
nga:E K

Pas përfshirjes së Cristiano Ronaldos që nënshkroi te Al-Nassr, ishte edhe Karim Benzema që shkoi në Al-Ittihad, liderët sauditë nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Disa lojtarë janë ende në shënjestër nga N’Golo Kante te Riyad Mahrez Sadio Mane dhe Luka Modric. Por kjo nuk është e gjitha.

Sipas informacioneve, klubi Al-Hilal, i cili tentoi të rikthejë Lionel Messin para transferimit te Inter Miami, tani po shikon për një qendërmbrojtës dhe ai quhet Kalidou Koulibaly.

Lojtari senegalez, i cili ka përjetuar vështirësi te Chelsea që nga largimi nga Napoli, njoftohet se do të largohet dhe për këtë arsye mund t’i bashkohet edhe kampionatit saudit.